Rreth nesh

Rreth nesh

Fabrika e mobilieve “MOBELLAND” është kompani private e cila vepron në Republikën e Kosovës, përkatësisht në qytetin e Suharekës.

Fabrika e mobilieve “Mobelland” ka filluar veprimtarinë e saj afariste në vitin e 2001, si biznes i vogël individual, për të vazhduar pastaj trendin e suksesshëm të zhvillimit të saj dhe zgjerimit të afarizmit, duke u bërë kështu lider në fushën e ofrimit të mobilieve cilësore në drejtim të plotësimit të vazhdueshëm të nevojave dhe preferencave të klientëve, si dhe ofrimit të zgjedhjeve relevante për plotësimin e kërkesave të tyre.

Filozofia afariste e kompanisë sonë mbeshtetet në ofrimin e produkteve cilësore dhe shërbimeve profesionale për të siguruar një bashkëpunim të natyrshëm me klientët tanë në drejtim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të tyre.

Fabrika e mobilieve Mobelland ofron nje gamë të gjerë të prodhimeve nga druri, përfshirë produktet në vijim:

  • Prodhimin e kuzhinave
  • Dhoma gjumi
  • Dhoma për Fëmijë
  • Dhoma dite
  • Komodina
  • Paradhoma
  • Inventar për zyre
  • Etj.

Gjithashtu pjesë e shërbimeve tona janë edhe ofrimi i matjeve profesionale, skicimi i punimeve përkatëse, si dhe projektmi dhe dizajnimi i modeleve të ndryshme në formë 3D.

Për çdo informatë tjetër, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni!

Mbret i cilësisë

Cilësia nuk është vetëm një fjalë por parim mbi të cilin ne punojmë tash e shumë vite. Përkushtimi jonë ndaj detajeve, formës, dhe dizajnit na mundëson të krijojme modele të përsosura të cilat janë në përputhje me standardet më të larta të industrisë së mobilerisë, si dhe posedojnë garancion përkatës

shiko më shumë

Sallonet tona

Para se të vendosni për mobilet ose inventarin, ne ju ftojmë të vizitoni sallonet tona në Prizren, në Pejë dhe në Suharekë dhe të njiheni për së afërmi me ofertën tonë

shiko sallonet

  • Jam shume i kenaqur me kuzhinen e blerë nga Mobelland. Materiali është i mirë dhe dizajni fantastik

    Salih Baxhaku, Prizren
  • Jamë shumë i kënaqur me kualitetin e dhomës së gjiumit. i kisha preferu të gjithëve të njejtat mobile

    Ahmet Avdimetaj, Pejë
  • Nuk ma ka marr menja që në Kosove maroj mobile kaq te mira, kualiteti me mobilet e jashtme nuk ndryshon aspak

    Agron Krasniqi, Pejë
  • Mobile shumë të mira, une në Mobelland kam ble kuzhinë dhe tavolina dhe deri tash skam asnjë vërejtje

    Kadri Gashi, Gjakovë
  • Me prodhimet e fabrikes Mobelland jamë ndarë gjithmonë i kënaqur, si për shërbim ashtu edhe për cilësi

    Arben, Shirokë, Suharekë
  • Une jam shumë i kënaqur me kuzhinen në shpinë e re

    Gazmend Gashi, Klinë